Pas një periudhe të vështirë me katër humbje radhazi, Liverpooli më në fund rikthehet te fitorja me një rezultat bindës 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt në transfertë për Ligën e Kampionëve. Trajneri Arne Slot nuk e fshehu kënaqësinë e tij pas ndeshjes.
“Kishim nevojë për një fitore të tillë dhe ajo erdhi në momentin e duhur. Ekipi po punon shumë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’u shpërblyer. Krijuam shumë raste dhe këtë herë i shfrytëzuam si duhet”, u shpreh tekniku holandez.
Slot theksoi se skuadra reagoi me karakter pas golit të pësuar:
“Ashtu si në ndeshjet e fundit, kundërshtari shënoi me rastin e parë, por ndryshe nga herët e tjera, ne reaguam menjëherë dhe përmbysëm gjithçka. Pasi kaluam në epërsi 3-1, u bë më e lehtë të kontrollonim lojën.”
Trajneri shtoi se përmirësimi në goditjet standarde ishte një element vendimtar:
“Në ndeshjet e fundit pësuam gola nga topa të ndalur, ndërsa këtë herë ishim ne që shënuam dy herë në atë mënyrë. Është një hap i madh përpara.”
Në fund, Slot vuri në dukje atmosferën pozitive:
“Kur je përpara 3-1, njerëzit shohin më shumë anën e mirë të lojës sesa gabimet. Kjo fitore duhet të na japë qetësi dhe besim për ndeshjet e ardhshme.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: