Lautaro Martínez po kalon një vit të jashtëzakonshëm në arenën evropiane. Sulmuesi argjentinas i Interit është lojtari me më shumë gola në Ligën e Kampionëve gjatë vitit kalendarik 2025, duke shënuar 11 herë në vetëm dhjetë ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër në Evropë.
Në këtë sezon, Lautaro ka realizuar 3 gola në dy ndeshje: një ‘dopietë’ kundër Slavias së Pragës dhe një tjetër gol ndaj Union SG, ndërsa ndaj Ajax-it kishte mbetur në stol.
Seria e tij filloi që në janar të 2025-ës, kur shënoi ndaj Sparta Pragës, për të vijuar më pas me tre gola kundër Monacos, një ndaj Feyenoordit, dy kundër Bayernit të Munihut dhe një tjetër ndaj Barcelonës. Ndërkohë, në sfidën ndaj Feyenoord-it të kthimit qëndroi në stol, ndërsa në finalen kundër PSG-së nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Forma e tij e jashtëzakonshme e bën Lautaron një nga protagonistët kryesorë të Ligës së Kampionëve dhe një shtyllë të Interit në garën për trofeun më të madh evropian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: