Champions League/ Një tjetër mbrëmje që premton spektakël, kryesfida është Real-Juve

Champions League/ Një tjetër mbrëmje që premton spektakël, kryesfida është Real-Juve

10:13, 22/10/2025

Mbrëmja e sotme e Champions League premton spektakël, gola dhe emocione të forta.

Pas një nate të djeshme ku u shënuan plot 43 gola në 9 ndeshje, sot në fushë zbresin disa nga skuadrat më të mëdha të kontinentit, mes tyre Real Madrid, Juventus, Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea.

Real Madrid – Juventus, klasike e Evropës

Në “Santiago Bernabéu”, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të shumëpritura të kësaj jave: Real Madrid – Juventus.

“Los Blancos” kërkojnë të vazhdojnë ecurinë perfekte në grup, ndërsa bardhezinjtë e Igor Tudor mbërrijnë në Madrid pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe duan të tregojnë se janë kthyer mes më të mirëve në Europë.

Ky duel pritet të jetë një përplasje taktike mes lojës së shpejtë të spanjollëve dhe organizimit të fortë mbrojtës të Juventusit.

Bayern kërkon konfirmim, Liverpool për rikthim

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich pret Club Brugge, një sfidë ku gjermanët janë favoritë të padiskutueshëm.

Kompany kërkon fitoren e tretë radhazi për të mbyllur praktikisht grupin.

Në Gjermani luhet edhe një tjetër ndeshje e madhe: Eintracht Frankfurt – Liverpool. “Të kuqtë” janë nën presion pas humbjeve radhazi në Premier League dhe Champions, ndërsa Frankfurt do të përpiqet të shfrytëzojë fushën dhe formën e mirë për të surprizuar.

Kjo javë e Champions League mund të rezultojë vendimtare për shumë skuadra.

Çdo pikë ka rëndësi të madhe në formatin e ri të garës, dhe mbrëmja e sotme pritet të japë sinjale të qarta se kush janë pretendentët e vërtetë për trofeun më prestigjioz në futbollin evropian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco