Në mbrëmjen e djeshme Champions League rezervoi një lumë golash, ndërkohë që vetëm 3 skuadra momentalisht kanë arritur të sigurojnë pikët e plota në 3 duelet e luajtura.
Bëhet fjalë për PSG-në, që kryeson edhe renditjen, e ndjekur nga Interi dhe Arsenali.
Interesant është fakti se zikaltrit e Kristian Kivu dhe “topçinjtë” e Artetës, ende nuk e kanë provuar shijen e pësimit të golit, duke mbajtur portën e paprekur.
Ndërkohë mbetet të shihet me mjaft interes në qoftë se ndonjë skuadër tjetër, do të arrijë ditën e sotme të ngjitet në kuotën e 9 pikëve, për t’i ushtruar “presion” skuadrave kryesuese.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: