Legjenda e Tiranës dhe futbollit shqiptar, Agustin Kola, po kalon ditë të vështira në spital.
Ish-futbollisti bardheblu dhe i Kombtares është diagnostikuar me ulçerë në stomak.
Kola mbetet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Nën kujdesin e mjekëve, gjendja paraqitet e stabilizuar aktualisht.
66-vjeçari është figurë e dashur për tifozët bardheblu.
Karriera e tij u fokusua vetëm te Tirana në Shqipëri, ndërsa në Greqi kontribuonte te Egaleo.
Së fundmi ka reaguar edhe FSHF duke i uruar shërim të shpejtë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: