Luis Enrique mbron Chevalier: Për katër vjet e masakruat Donnarumman, tani i erdhi radha....

Luis Enrique mbron Chevalier: Për katër vjet e masakruat Donnarumman, tani i erdhi radha....

10:07, 21/10/2025

Një trashëgimi e rëndë dhe disa pasiguri: në vetëm dy muaj, Lucas Chevalier, portieri i ri i PSG-së, është vënë në shënjestër të kritikave. Ish-portieri i Lille-it mbërriti në Paris me një detyrë shumë të vështirë, të zëvendësojë një nga më të mirët në botë në rolin e tij: Gigio Donnarumma.

Pas sezonit të kaluar të mrekullueshëm, me ‘Tripletën’ historike, Donnarumma ishte kthyer në hero kombëtar në Francë, por largimi i tij i bujshëm la gjurmë të thella, të cilat tani po i ndien pasardhësi i tij i ri.

Luis Enrique, që mori përsipër përgjegjësinë për largimin e Donnarumma-s, e kishte sqaruar menjëherë arsyen e këtij vendimi të diskutueshëm, duke thënë se portieri italian nuk përputhej plotësisht me filozofinë e tij të lojës. Në vend të tij, trajneri spanjoll solli Chevalier, i cili në këto ndeshje të para ka bërë disa gabime që kanë shtuar nostalgjinë për Donnarumman.

Megjithatë, Enrique mbetet i bindur për zgjedhjen e tij:

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e Chevalier. Për ne, ai mbetet zgjidhja më e mirë. Kur marrim një lojtar, e bëjmë me një vizion afatgjatë. Ai po tregon shumë personalitet si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje,” – deklaroi trajneri në konferencën për shtyp.

Më pas, Luis Enrique kujtoi edhe mënyrën se si ishte trajtuar Donnarumma nga mediat franceze në vitet e para te PSG:

“Më duket se keni harruar si e keni kritikuar Donnarumma-n për vite të tëra. Unë e mbaj mend shumë mirë. Për katër vjet e keni masakruar me kritika. Edhe para se të vija unë në stolin e PSG-së, shihja çdo ditë sulmet ndaj tij,” – u shpreh ai.

Trajneri spanjoll e mbylli duke theksuar se Chevalier ka mbështetjen e plotë të klubit dhe stafit teknik, duke kërkuar nga mediet dhe tifozët durim dhe besim për një portier që po përpiqet të rritet në një nga skenat më të vështira të futbollit evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco