Antonio Conte shpallet ‘Trajneri më i mirë’ i sezonit 2024-2025 në Serie A

Antonio Conte shpallet ‘Trajneri më i mirë’ i sezonit 2024-2025 në Serie A

19:23, 20/10/2025

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Manlio Scopigno dhe Felice Pulici”, Antonio Conte u shpall trajneri më i mirë i Serie A.

Ky vlerësim vjen pasi ai fitoi titullin kampion sezonin e kaluar me Napolin, i pesti në karrierën e tij për trajnerin.

Conte, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dërgoi një mesazh video: “Është për të ardhur keq që nuk jam atje, por ka shumë punë për t’u bërë në futboll sot. Këto janë vlerësime të rëndësishme në karrierën e një trajneri. Do të kishte qenë mirë të isha atje, por ndoshta herën tjetër. Faleminderit shumë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco