Para ndeshjes ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, talenti i Juventusit, Kenan Yildiz, tregoi përshtypjet e tij.
“A të emocionon përballja me Realin? Absolutisht po. Më emocionon, sepse si fëmijë kam ëndërruar të jem aty, dhe tani emri im është mes atyre të lojtarëve kryesorë. Kështu që po, është një burim i madh krenarie dhe një ndjenjë e pabesueshme.
Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Mendoj se është një nga më të mirët në botë, dhe fakti që mund të luaj aty tani është një ëndërr e bërë realitet.
Përballja me një klub të tillë në Ligën e Kampionëve është thjesht e mrekullueshme. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të zhvilloj një ndeshje të madhe”, tha ai për sfidën e Championsit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: