Trajneri spanjoll, Cesc Fàbregas, ishte protagonisti kryesor jo vetëm në fitoren historike të Comos ndaj Juventusit, por edhe pas saj. Pas ndeshjes, ai mblodhi lojtarët e vet në dhomën e zhveshjes dhe mbajti një fjalim motivues që është bërë viral në rrjetet sociale të klubit bardhekaltër.
“Dua të them vetëm një gjë: jam shumë krenar për ju. Nga tribuna duket gjithçka e lehtë, por ajo që bëtë në fushë ishte jashtëzakonisht e vështirë. Nuk më intereson nëse kemi vrapuar një, dhjetë apo njëzet minuta, e rëndësishme është që kemi një mentalitet fitues në këtë skuadër. Faleminderit të gjithëve, vazhdojmë kështu!”, – u shpreh Fàbregas me entuziazëm.
Fitorja ndaj Juventusit e ka ngjitur përkohësisht Comon në vendin e gjashtë të renditjes së Serie A, në zonën që të çon në Conference League, një arritje e papritur për skuadrën e re në elitë.
Tashmë, skuadra e Fàbregasit do të përballet me Parma-n, më 25 tetor, në stadiumin “Tardini”. Me një tjetër sukses, Como do të mund të ngjitet deri në vendin e dytë, duke vazhduar të ëndërrojë madje edhe Champions League-n, gjithmonë me atë “mentalitet fitues” që trajneri spanjoll po përpiqet ta ngulisë te lojtarët e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: