VIDEO/ Jasir Asani rikthehet me gol për Esteghlal pas ndeshjes me Kombëtaren

VIDEO/ Jasir Asani rikthehet me gol për Esteghlal pas ndeshjes me Kombëtaren

18:59, 19/10/2025

Pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, ku luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer menjëherë në formë me klubin e tij në Iran.

Sulmuesi shqiptar ka lënë menjëherë shenjë në kampionatin iranian, duke realizuar një gol të bukur për skuadrën e Esteghlal.

Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjanit, Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të zhbllokuar rezultatin.

Ai mori topin në krahun e djathtë të sulmit dhe, me një gjuajtje precize me të majtën drejt shtyllës së parë, mposhti portierin kundërshtar, duke kaluar në epërsi ekipin e tij.

https://streamin.link/v/c49465ac

Ky ishte goli i tretë për Asanin në kampionat që prej transferimit të tij tek Esteghlal pak javë më parë.

Forma e tij e mirë dhe efikasiteti para portës po e kthejnë sulmuesin shqiptar në një nga pikat më të forta të skuadrës iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco