VIDEO/ Askush nuk do e besonte zgjedhjen e tij, sulmuesi shqiptar vijon të shënojë rregullisht

VIDEO/ Askush nuk do e besonte zgjedhjen e tij, sulmuesi shqiptar vijon të shënojë rregullisht

13:28, 19/10/2025

Astrit Selmani i surprizoi të gjithë, pasi kishte shkëlqyer me Dinamo 1948 në edicionin e kaluar rumun. Sulmuesi shqiptar vendosi ta vazhdonte karrierën në ligën e dytë kineze ku firmosi me Shanxi Union.

28-vjeçari po bën mjaft mirë aty, ndërsa sot vulosi fitoren 2 me 0 që Shanxi Union mori përballë Qingdao. Sfida ishte e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.

Me vetëm 10 javë të luajtura, Selmani ka shkuar në kuotën e 5 golave dhe 2 asistimeve. Askush nga shokët e skuadrës nuk ka bërë më mirë në kampionat.

VIDEO KETU:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco