Arsenal rikthehet në krye të Premier League me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Fulham në ‘Craven Cottage’.
Ndeshja nisi me raste nga Tom Cairney dhe Harry Wilson për Fulham-in, ndërsa Riccardo Calafiori i Arsenalit kishte një moment shumë të volitshëm, por goditja e tij shkoi mbi tra.
Në pjesën e dytë, Leandro Trossard shënoi golin vendimtar pas njw goditjeje kwndi, duke e çuar Arsenal në avantazh. Një penallti e dhënë fillimisht për Kevin u anulua më pas, duke e mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Arsenal ka 10 golashënues të ndryshëm këtë sezon, ndërsa vijon serinë e sukseseve jashtë fushe (fitore 10, barazime 7 në 18 ndeshje). Fulham regjistron humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e 14-të.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: