Bordin: Barazim i drejtë ndaj Teutës, Tirana tregoi karakter dhe përkushtim

Bordin: Barazim i drejtë ndaj Teutës, Tirana tregoi karakter dhe përkushtim

20:21, 18/10/2025

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, vlerësoi barazimin 0-0 ndaj Teutës si një rezultat të drejtë ndaj një kundërshtari të fortë dhe të organizuar mirë. Ai theksoi se skuadra vuajti veçanërisht në pjesën e parë, përballë lojtarëve që vepronin mes linjave, duke detyruar Tiranën të mbulohej më shumë dhe të ndryshonte pozicionet në mesfushë.

‘Sot ishte një ndeshje e ndryshme. Jam i lumtur për rezultatin. Sepse, në krahasim me Partizanin, sot vuajtëm më shumë ndaj një skuadre të organizuar mirë dhe me lojtarë të mirë. U munduam të mbanim mirë në pjesën e parë, ku vuajtëm ndaj Vidal i cili luante mes linjave.’

Bordin pranoi se ekipi ka bërë gabime të thjeshta në pasime dhe rinisje, si dhe ka shpenzuar shumë energji në fazën mbrojtëse, por theksoi se përkushtimi i lojtarëve ishte i madh dhe barazimi ndaj një ekipi kaq të fortë nuk është i thjeshtë.

‘Fizikisht vuajtëm, edhe pse të mbrosh nuk është e thjeshtë, me raste kemi mbrojtur me vuajtje, por edhe mirë. Përveç Fernandez, i cili është anësor i mirëfilltë, tre të tjerët mund të ndryshojnë pozicionet përpara se janë të aftë. Kemi shpenzuar shumë energji në fazën mbrojtëse, kishim vështirësi në rinisjet dhe gabuam keq pasime të thjeshta.”

Trajneri vlerësoi se çdo ndeshje është ndryshe, dhe se përballja me Teutën tregoi nevojën për më shumë qartësi dhe konkretizim në fazën sulmuese. Ai theksoi se qëllimi mbetet fitorja, por është i kënaqur me përpjekjen dhe barazimin, duke konsideruar se ekipi tregoi karakter dhe përkushtim përballë një kundërshtari të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco