Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Përplasje me Deco-n për Yamal-in? Flick shpërthen ndaj gazetarëve: Është një marrëzi e madhe!

VIDEO/ Përplasje me Deco-n për Yamal-in? Flick shpërthen ndaj gazetarëve: Është një marrëzi e madhe!

16:40, 17/10/2025

Tensionet brenda Barcelonës dolën në pah këtë të premte, kur trajneri Hansi Flick reagoi ashpër ndaj zërave për një përplasje me drejtorin sportiv Deco, lidhur me situatën e talentit Lamine Yamal.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gironën, që do të zhvillohet të shtunën në kuadër të javës së nëntë të La Ligës, trajneri gjerman nuk i fshehu nervat e tij dhe u shpreh hapur për çështjen që ka bërë bujë në mediet spanjolle.

“Ku i dëgjoni këto gjëra? Si e dini çfarë ndodh brenda klubit? E dini çfarë mendoj? Mendoj se është një marrëzi e madhe! Unë e vlerësoj shumë marrëdhënien time me Deco-n,” deklaroi Flick, dukshëm i irrituar nga pyetjet e gazetarëve.

Sipas medieve spanjolle, polemika ka lindur pasi Deco ndërhyri për të shmangur një dënim të mundshëm ndaj Lamine Yamal, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit Flick.

Megjithatë, tekniku gjerman i mohoi kategorikisht përçarjet: “Kam besim të plotë tek njerëzit e strukturës së Barcelonës. Ky është një thashethem pa kuptim. Janë budallallëqe!”, tha ai me tone të larta, duke përfunduar: “Nëse dikush ju ka thënë këtë… është gënjeshtër!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco