Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Rey Manaj në superformë: pas golit ndaj Serbisë, realizon edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

VIDEO/ Rey Manaj në superformë: pas golit ndaj Serbisë, realizon edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

16:17, 17/10/2025

Rei Manaj po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me klubin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas golit vendimtar ndaj Serbisë, sulmuesi lushnjar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me fanellën e Al Sharjah.

Në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, kundër Al Dhafra, Manaj realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë. Ai përfitoi nga një pasim në krahun e majtë të zonës dhe me një gjuajtje të fuqishme po me të majtën mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar rezultatin në 2-0 për skuadrën e tij.

Goli i Manajt

Ky ishte goli i dytë sezonal për sulmuesin shqiptar, i cili iu bashkua Al Sharjah gjatë merkatos së verës dhe po përshtatet në mënyrë perfekte me ambientin e ri. Forma e tij e qëndrueshme është një sinjal shumë pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco