Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Donaruma komenton kampionatin dhe Italinë: Serinë A e fiton Milani

Donaruma komenton kampionatin dhe Italinë: Serinë A e fiton Milani

14:14, 17/10/2025

Portieri i njohur Xhanluixhi Donaruma ka folur për të ardhmen e kombëtares italiane dhe për garën në Serie A, duke dhënë një mesazh optimist për tifozët.

Ish-portieri i Milanit, tashmë te Mançester Siti, është shprehur i bindur se Italia do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, duke mos lejuar që gabimet e së kaluarës të përsëriten.

“HerĂ«n e tretĂ« nuk mund tĂ« ndodhĂ«. Kjo KombĂ«tare do tĂ« jetĂ« nĂ« BotĂ«ror. Nuk ka dyshime”, tha Donaruma.

“MĂ«simet e sĂ« kaluarĂ«s na japin kuptim. Nuk do tĂ« nĂ«nvlerĂ«sojmĂ« askĂ«nd, askush nuk do tĂ« merret nĂ«n kĂ«mbĂ«. Ky grup ka besim tek njĂ«ritjetri dhe do tĂ« jetĂ« gati pĂ«r play-off-in. Fjala play-off nuk na tremb”.

Portieri ka lavdëruar gjithashtu trajnerin Xhenaro Gatuzo, të cilin e përshkroi si një udhëheqës të fortë dhe të gjithanshëm. Ai nënvizoi rëndësinë e komunikimit dhe të ndërtimit të një identiteti të qartë kolektiv brenda skuadrës.

“Trajneri ynĂ« e ndjen pas teje nĂ« çdo moment tĂ« ndeshjes, flet shumĂ« dhe na shpjegon gjithçka. Ai na ka rikthyer shpejt njĂ« identitet tĂ« fortĂ« kolektiv”, tha Donaruma.

Duke komentuar Serinë A, portieri ka theksuar se kampionati italian është shumë konkurrues dhe ka një intensitet të veçantë krahasuar me Premier League.

“NĂ« Angli vrapohet nga fillimi deri nĂ« fund tĂ« ndeshjes. Te ne nuk Ă«shtĂ« kĂ«shtu, por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« ose mĂ« keq. Ka katĂ«r apo pesĂ« skuadra qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« deri nĂ« kthesat e fundit, dhe kjo e bĂ«n SerinĂ« A shumĂ« interesante”.

Donaruma nuk ka ngurruar të shprehë edhe simpatinë e tij për Milanin, duke përmendur ambientin kuqezi dhe besimin që ekziston brenda klubit.

Ai foli për eksperiencën dhe njohuritë që ka marrë nga njerëzit që njohin mirë ambientin dhe për vlerën e Alegri-t dhe trajnerëve të tjerë të njohur.

Portieri ka komentuar gjithashtu për forcën e skuadrave të tjera në Serie A, duke përmendur Interin, të cilën e përshkroi si një grup të provuar dhe të fortë, si dhe Napolin e Konte-s, një skuadër energjike dhe e aftë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco