Cristiano Ronaldo është renditur në vendin e parë nga Forbes si futbollisti më i paguar në vitin 2025, me të ardhura të pritshme prej 280 milionë dollarësh (239 milionë euro). ‘Ylli’ portugez i Al Nassr, 40 vjeç, vazhdon të jetë futbollisti aktiv më i pasur në botë, falë kontratave të mëdha komerciale dhe pagave në Saudi Pro League.
Në vendin e dytë ndodhet Lionel Messi me 130 milionë dollarë (111 milionë euro), të ardhura të cilat vijnë kryesisht nga kontrata me Inter Miamin dhe marrëveshjet globale të sponsorëve.
Vendi i tretë i përket Karim Benzema-së të Ittihad-it, me të ardhura prej 104 milionë dollarësh (89 milionë euro), ndërsa Kylian Mbappé i Real Madrid zë vendin e katërt me 95 milionë dollarë (81 milionë euro) dhe Erling Haaland i Manchester City-t renditet i pesti me 80 milionë dollarë (68 milionë euro).
Rënditet gjithashtu edhe lista e top-10 me: Vinicius Jr (Real Madrid) 60 milionë $, Mohamed Salah (Liverpool) 55 milionë $, Sadio Mané (Al Nassr) 54 milionë $, Jude Bellingham (Real Madrid) 44 milionë $ dhe Lamine Yamal (Barcelona), talenti 18-vjeçar, 43 milionë $.
Kjo listë nënvizon ndikimin e jashtëzakonshëm financiar të futbollistëve elitë, të cilët përveç pagave nga klubet përfitojnë miliona dollarë nga sponsorët dhe marrëveshjet komerciale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: