Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Alarm te Juventusi, Chelsea synon t’i rrëmbejë Kenan Yildiz-in, rinovimi mbetet në pikëpyetje

Alarm te Juventusi, Chelsea synon t’i rrëmbejë Kenan Yildiz-in, rinovimi mbetet në pikëpyetje

08:33, 09/10/2025

Situata e Kenan Yildiz po bëhet gjithnjë e më delikate për Juventusin e Igor Tudor-it. Sulmuesi turk, i konsideruar si talenti më i madh që ka dalë nga akademia e bardhezinjve në vitet e fundit, ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës dhe tashmë në horizont është shfaqur një rrezik serioz: Chelsea.

Sipas medieve italiane, palët kanë një marrëveshje parimore për të zgjatur kontratën deri në vitin 2030, por bisedimet ekonomike kanë ngecur. Klubi dhe përfaqësuesit e Yildiz-it po flasin, megjithatë negociatat nuk kanë avancuar për shkak të diferencave të mëdha në kërkesat financiare.

Aktualisht, 19-vjeçari përfiton rreth 1.5 milionë euro në sezon, shifër më e ulët se ajo e shumicës së titullarëve të Tudor-it. Yildiz nuk kërkon “hënën”, por dëshiron një pagë që të pasqyrojë statusin e tij aktual si lider teknik i skuadrës, rreth 6 milionë euro në vit, një shumë e krahasueshme me ajo që fiton David te bardhezinjtë.

Kalimi nga 1.5 në 6 milionë euro është një hap i madh, por Juventusi e di mirë se nuk mund të rrezikojë humbjen e një lojtari me potencial kaq të madh. Ndërkohë, Chelsea po ndjek me kujdes situatën dhe është gati të përfitojë nëse negociatat në Torino nuk japin rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco