Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Si Napoli hoqi dorë nga Neymar për t’i besuar me pragmatizëm belgut De Bruyne

Si Napoli hoqi dorë nga Neymar për t’i besuar me pragmatizëm belgut De Bruyne

10:28, 08/10/2025

Skuadra e Napolit, që këtë sezon po shkëlqen me “Fab Four”-in e tij - Lobotka, Anguissa, McTominay dhe De Bruyne – mund të kishte pasur një ‘yll’ të pestë në këtë grup magjik: Neymar. Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, gjatë verës së kaluar drejtuesit e klubit blu kishin diskutuar seriozisht mundësinë për të afruar ‘yllin’ brazilian në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Presidenti, Aurelio De Laurentiis, dhe drejtori sportiv, Giovanni Manna, e kishin përfshirë këtë ide në bisedat e tyre me trajnerin Antonio Conte, i cili madje kishte menduar edhe për mënyrën se si mund ta përshtaste 33-vjeçarin në sistemin e tij taktik. Megjithatë, pas analizave të hollësishme, arsyeja mori përparësi ndaj ëndrrës.

Në atë kohë, përveç problemeve të shumta fizike që e kanë shoqëruar pas periudhës te PSG dhe Al Hilal, Neymar ishte kthyer të luante në Santos dhe nuk ishte më pjesë e planeve të Carlo Ancelotti-t në kombëtaren braziliane. Pavarësisht kësaj, emri i tij mbetet magnet për tifozët, sidomos për ata që kanë jetuar magjinë e Maradonës, edhe pse krahasimi mes të dyve është i pamundur.

Në fund, Napoli zgjodhi të ndjekë një rrugë më pragmatike: afrimi i Kevin De Bruyne-s u pa si një mundësi shumë më e qëndrueshme, si nga ana fizike, ashtu edhe teknike. Kështu, ëndrra për ta parë Neymarin me fanellën blu të Napolit mbeti vetëm një skenar i bukur që nuk u realizua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco