Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Faji i shqiponjës/ Gazetari nga Kosova nuk mund të udhëtojë në Serbi: Është lëshuar urdhër-arrest ndaj meje

Faji i shqiponjës/ Gazetari nga Kosova nuk mund të udhëtojë në Serbi: Është lëshuar urdhër-arrest ndaj meje

09:08, 08/10/2025

Gazetari i njohur sportiv nga Kosova, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se nuk do të mund të udhëtojë në Leskovc për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në një prononcim për mediet kosovare, Sadiku shpjegoi se hyrja e tij në territorin e Serbisë është e ndaluar, pasi ndaj tij është shpallur një urdhër-arrest.

“Kam tentuar përmes institucioneve në Serbi dhe përmes disa kontakteve të tjera, por ekziston një urdhër-arrest kundër meje dhe për këtë arsye nuk do të mund të udhëtoj,” deklaroi ai.

Ky zhvillim lidhet me një incident të ndodhur gjatë Kampionatit Evropian të vitit të kaluar. Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në Gelzenkirhen, Sadiku ishte përfshirë në një moment të tensionuar, kur u afrua pranë sektorit të tifozëve serbë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, gjest që shkaktoi reagime të ashpra nga tifozët.

Më pas, UEFA i kishte hequr akreditimin dhe e kishte përjashtuar nga turneu, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga Gjermania. Sadiku kishte deklaruar se reagimi i tij kishte ardhur pasi kishte parë në tribuna flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Për pasojë, gazetari kosovar tashmë nuk do të mund të ndjekë nga afër përballjen e shumëpërfolur mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco