Kthimi i Massimiliano Allegrit në “Allianz Stadium” ishte i ëmbël dhe i hidhur njëkohësisht. Nga njëra anë, ai u prit me duartrokitje nga publiku i tij i vjetër dhe arriti të marrë një pikë të vlefshme. Nga ana tjetër, mbeti i keqardhur për rastet e humbura të Milanit, sidomos për penalltinë e humbur nga Pulisic:
“As nuk e pashë si e gjuajti, por nuk është çështja e gabimit në vetvete, penalltitë ndodh të humben. Problemi është që në pjesën e parë loja ishte e balancuar: ata e mbyllën shumë mirë hapësirën dhe qarkullimi i topit ishte shumë i ngadaltë. Mbi të gjitha, ne nuk e sulmuam sa duhet vijën e mbrojtjes me mesfushorët tanë.”
“Në pjesën e dytë, sipas meje, u rritëm fizikisht dhe krijuam disa raste të mira, edhe pse mundësinë e parë e patën ata, në atë top që mbeti në zonë, ku Maignan bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Gatti-t. Megjithatë, në momentin vendimtar, kur e kishim Juventusin nën presion, duhej të tregonim më shumë egërsi dhe vendosmëri për të shënuar.”
“Ana pozitive është që nuk pësuam gol dhe e zgjatëm serinë pozitive. Ana negative është që, në disa momente të lojës, duhet të jesh më i ashpër.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: