Drita merr pikë në fushën e KuPS, Shkëndija dorëzohet që në pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos

Drita merr pikë në fushën e KuPS, Shkëndija dorëzohet që në pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos

20:43, 02/10/2025

Drita e Gjilanit arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertën ndaj finlandezëve të KuPS duke e nisur në mënyrën e duhur përvojën e saj në fazëm e kampionatit të Conference League.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 74-t me golin e Piotr Parzyszek, por Albert Dabiqaj barazoi për Dritën në minutën e 81, pas asistit të Blerton Shejit, duke siguruar një pikë të vlefshme për skuadrën gjilanas.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës pësoi një humbje 2-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos. Golat u shënuan nga Unai Lopez në minutën e 1 dhe Fran Perez në minutën e 32, duke vulosur fitoren e vendasve. Baboucarr Gaye ishte i pambrojtur ndaj goditjeve vendimtare të skuadrës spanjolle, ndërsa Shkëndija nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco