Biznesi i ri i familjes/ Dëshiron të darkosh me nënën e Yamal-it? Ja sa do të paguash

Biznesi i ri i familjes/ Dëshiron të darkosh me nënën e Yamal-it? Ja sa do të paguash

17:36, 02/10/2025

Një ngjarje e pazakontë po tërheq tifozët e futbollit në Londër: darkë me Sheila Ebanan, nëna e ‘yllit’ të Barcelonës, Lamine Yamal. Organizuar nga JEN C Events, kjo darkë do të mbahet më 7 nëntor, në Nobu Hotel London Portman Square dhe është pjesë e Football Fans Christmas Party.

Ftesa e eventit bën thirrje:

“Mos humbisni mundësinë për të takuar nënën e futbollistit më të mirë në botë.”

Ngjarja ka një kapacitet prej 400 personash dhe është e hapur vetëm për të rritur mbi 18 vjeç. Vetë Lamine Yamal, i cili do të luajë kundër Celtas, nuk do të marrë pjesë në darkë.

Çmimet e biletave:

  • Hyrja standarde (150 euro): përfshin koktej mirëseardhjeje dhe një menu me tre pjata.
  • Hyrja e avancuar (rreth 400 euro): përfshin vend më të mirë në sallë dhe bar të hapur me shampanjë.
  • Paketa VIP (800 euro): tavolinë preferenciale, bar i hapur dhe mundësi për të bërë fotografi me Sheila Ebana.

Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të shijojnë ushqim të shijshëm dhe muzikë ‘live’ me DJ, duke e bërë eventin një përvojë të veçantë për tifozët e futbollit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco