Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD Sali Berisha takim me Departamentin e Arsimit

Marc Marquez shpallet kampion bote, vjen titulli i nënti në Motegi

Marc Marquez shpallet kampion bote, vjen titulli i nënti në Motegi

16:41, 28/09/2025

Marc Marquez është sërish kampion i botës në MotoGP. Piloti spanjoll i Ducatit siguroi titullin falë vendit të dytë në Çmimin e Madh të Japonisë, duke e çuar në shtatë numrin e trofeve në klasin mbretëror dhe nëntë në total në Botërorin e Motoçiklizmit. Me këtë sukses, Marquez barazon legjendën Valentino Rossi dhe bëhet i pari në histori që rikthehet në majë pas më shumë se pesë vitesh nga triumfi i fundit, i cili daton në vitin 2019.

Gara e Motegit u fitua nga shoku i tij i skuadrës, Francesco Bagnaia, i cili triumfoi edhe në Sprintin e së shtunës, duke lënë pas një sezon të mbushur me zhgënjime. Pavarësisht problemeve me motorin dhe tymit që dilte nga shkarkuesi, Bagnaia dominoi dhe u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit. I treti përfundoi Joan Mir me Hondën, duke u rikthyer në podium pas katër vitesh mungesë.

Image

Sezoni i Marquez ka qenë i jashtëzakonshëm: 14 podiume në 17 Sprinte (me vetëm një mungesë në Misano), 11 fitore në garat kryesore dhe vetëm dy dështime (rënia në Austin dhe vendi i 12-të në Jerez). Këto rezultate e bënë të pamundur ndaljen e tij, pavarësisht përpjekjeve të rivalëve, përfshirë vëllain Alex Marquez, i cili u rendit i gjashti pas italianëve Marco Bezzecchi (Aprilia) dhe Franco Morbidelli (Ducati VR46).

Image

Në anën tjetër, Pecco Bagnaia përjetoi një fundjavë perfekte, duke treguar forcë dhe vendosmëri pavarësisht vështirësive teknike. Ndërsa për Enea Bastianinin dhe Fabio Di Giannantonion gara u mbyll vetëm me një renditje modeste në zonën e pikëve (11° dhe 13°), kurse Luca Marini u tërhoq pas pak xhirosh për shkak të një problemi teknik.

Ky triumf i Motegit vulos një tjetër kapitull të artë në karrierën e Marc Marquez, i cili konfirmohet si një nga legjendat më të mëdha të historisë së MotoGP-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco