Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

De Laurentiis premton: Në 4 vitet e ardhshme, qendër sportive dhe stadium i ri për Napolin

De Laurentiis premton: Në 4 vitet e ardhshme, qendër sportive dhe stadium i ri për Napolin

20:51, 18/09/2025

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka folur pak minuta para sfidës së Champions League ndaj Manchester City-t, duke dhënë mesazhe ambicioze për të ardhmen e klubit.

De Laurentiis theksoi rëndësinë e suksesit të fundit dhe lidhjen me trajnerin Antonio Conte:

“Antonio ka fituar dashurinë që ndihet në çdo rrugë të Napolit dhe rrethinave. Suksesi që arritëm me të ka qenë i merituar, edhe pse humbja e Kvaras ishte e vështirë. Por, në fund, ‘San Gennaro’ na ndihmoi dhe arritëm fitoren”, tha presidenti.

Ai gjithashtu foli për projektet madhore të Napolit:

“Napoli duhet të mendojë për 4 vitet e ardhshme për të ndërtuar qendrën sportive dhe stadiumin e ri, duke kompletuar ciklin e rritjes që kemi nisur gjatë 21 viteve të fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse futbolli më i fuqishëm tani është ai anglez dhe arab, ndërsa pjesa tjetër e botës po përballet me krizë. Stadiumet virtuale nuk sjellin të ardhurat e duhura për të zhvilluar futbollin në Itali dhe jo vetëm.”

Ky katërvjeçar i ardhshëm duket se do të jetë vendimtar për Napolin, me ambicien e De Laurentiisit për të konsoliduar suksesin dhe për të modernizuar infrastrukturën e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco