Mbyllet sonte raundi i parë i fazës së grupeve në Champions League, me katër duele interesante në program.
Vëmendja kryesore është te përballja e ‘Etihad’, ku Manchester City pret Napolin (21:00). Kampionët e Europës nisen si favoritë, por skuadra e Antonio Contes premton rezistencë dhe kërkon të tregojë se mund të sfidojë më të mirët.
Një tjetër duel i madh është në ‘St. James’ Park’, aty ku Newcastle sfidon Barcelona-n, e cila është pa ‘yllin’ Lamine Yamal. Anglezët shpresojnë të shfrytëzojnë atmosferën e zjarrtë të tifozëve, ndërsa katalanasit kërkojnë nisjen me këmbë.
Eintracht Frankfurt përballet me Galatasaray-n, ndërsa Sporting CP pret surprizën nga Kazakistani, Kairat Almaty.
Ndeshjet:
Manchester City - Napoli

Newcastle - Barcelona

Eintracht Frankfurt - Galatasaray
Sporting CP - Kairat Almaty
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: