Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Luis Díaz zbulon prapaskenat: Po, kam folur me Barcelonën

Luis Díaz zbulon prapaskenat: Po, kam folur me Barcelonën

19:16, 18/09/2025

Luis Díaz ka treguar një episod të veçantë nga merkatoja e verës, kur para transferimit te Bayerni për rreth 70 milionë euro, kishte pasur kontakte edhe me Barcelonën.

Kolumbiani ishte në listën e shkurtër të katalanasve për të forcuar krahun e majtë të sulmit, përpara se Barça të vendoste të firmoste me Marcus Rashford. Në një intervistë, vetë Díaz konfirmoi interesimin:

“Po, ka pasur disa bisedime, ashtu si ndodh gjithmonë në merkato. Por unë e mora vendimin me qetësi dhe me objektivitet, duke menduar për të ardhmen. Ishte një zgjedhje shumë e rëndësishme për mua.”

Sulmuesi shtoi se ndihet i lumtur me hapin që bëri:

“Kam ardhur në një klub të madh dhe në një kampionat të madh. Këtu gjeta një grup fantastik, një familje të vërtetë.”

Me këtë deklaratë, Díaz jo vetëm konfirmon interesin e Barcelonës, por edhe shpjegon pse preferoi Bayernin, ku tashmë është pjesë e një projekti ambicioz në Bundesliga dhe Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco