Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Antonio Conte, tabuja e përhershme që duhet thyer në Champions League

Antonio Conte, tabuja e përhershme që duhet thyer në Champions League

16:20, 18/09/2025

Antonio Conte është një nga trajnerët më të njohur italianë të dekadës së fundit, por kur bëhet fjalë për Champions League, rruga e tij ka qenë gjithmonë e vështirë. Në gjashtë pjesëmarrje me Juventusin, Chelsea-n, Interin dhe Tottenhamin, tekniku nuk ka arritur kurrë të kalojë më tej se çerekfinalet, ndërsa në gjysmën e rasteve është eliminuar që në fazën e grupeve.

Historia e pjesëmarrjeve të Contes në Champions League:

  • 2012/13 (Juventus) – Del i pari në një grup të fortë me Shakhtarin, Chelsea-n dhe Nordsjaelland-in. Pas fitores me Celtic-un në një të tetat, eliminohet nga Bayerni në çerekfinale.
  • 2013/14 (Juventus) – Eliminim në fazën e grupeve pas Real Madridit dhe Chelsea-t. “Zbret” në Europa League, ku arrin deri në gjysmëfinale, por eliminohet nga Benfica.
  • 2017/18 (Chelsea) – Pas kalimit të grupeve, përfundon rrugëtimin në një të tetat, i ndalur nga Barcelona.
  • 2019/20 (Inter) – Eliminim në grupe pas Barcelonës dhe Dortmundit. Kalon në Europa League dhe arrin në finale, por humb me Sevilla-n.
  • 2020/21 (Inter) – Përsëri zhgënjim: vendi i fundit në grup pas Real Madridit, Borussia Mönchengladbach dhe Shakhtarit.
  • 2022/23 (Tottenham) – Fiton grupin ndaj Eintracht-it, Sporting-ut dhe Marsejës, por eliminohet në një të tetat nga Milani.

Ky bilanc i lë një hije mbi karrierën e Conte-s në arenën evropiane: i suksesshëm në kampionatet kombëtare, por gjithmonë i pasuksesshëm kur bëhet fjalë për Champions League. Tani, me aventurën e re, mbetet për t’u parë nëse do të arrijë më në fund të thyejë këtë tabu dhe të shkojë më larg se çerekfinalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco