Goditje e rëndë për Heidenheim-in dhe Kosovën, Leart Paqarada pëson këputje të ligamentit

Goditje e rëndë për Heidenheim-in dhe Kosovën, Leart Paqarada pëson këputje të ligamentit

20:37, 15/09/2025

Sezoni sapo ka nisur dhe Heidenheim ka marrë një lajm tejet të hidhur. Leart Paqarada, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën e Bundesligës kundër Borussia Dortmundit. Vetëm pas 7 minutash lojë, 30-vjeçari u detyrua të linte fushën, me ekzaminimet mjekësore që më pas konfirmuan këputje të ligamentit.

Klubi gjerman e zyrtarizoi lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se ende nuk ka një afat të saktë për rikuperimin e futbollistit kosovar.

Paqarada iu bashkua Heidenheim-it në fund të merkatos verore, pasi u largua nga Kölni. Ai ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën kuqeblu deri në qershor të vitit 2027, por tashmë pritet të mungojë për një kohë të gjatë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco