Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

 Zyrtare/ Real Madridi rinovon kontratën e Rüdiger deri në vitin 2027

Zyrtare/ Real Madridi rinovon kontratën e Rüdiger deri në vitin 2027

12:15, 16/06/2026

Real Madridi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit gjerman Antonio Rüdiger, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar do të hyjë në sezonin e tij të pestë me fanellën “bardhezi”, duke mbetur një nga liderët kryesorë të repartit mbotjtës dhe të dhomës së zhveshjes.

Sipas raportimeve, vendimi për rinovim erdhi pas disa muajsh bisedime mes palëve, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe perspektiva për të punuar nën drejtimin e trajnerit José Mourinho, i cili shihet si një faktor motivues për projektin e ri të klubit.

“Është një ëndërr të punoj me të”, është shprehur Rüdiger, duke treguar entuziazmin për vazhdimësinë e tij në Madrid dhe për sfidat që e presin në sezonet e ardhshme.

Mbrojtësi gjerman ka theksuar gjithashtu se rinovimi përfaqëson një moment krenarie dhe një angazhim për të luftuar për objektivat e klubit: “Nuk kam mbaruar këtu. Kjo është një fazë e rëndësishme dhe dua të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin.”

Negociatat mes klubit dhe lojtarit kanë nisur që në fund të vitit 2025, por u ngadalësuan për shkak të një dëmtimi që e mbajti mbrojtësin jashtë fushave për një periudhë. Pas rikuperimit të plotë dhe rikthimit në formë, bisedimet u intensifikuan dhe në muajt e fundit u arrit marrëveshja përfundimtare.

Rüdiger pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e ri të Real Madridit, duke ofruar përvojë, karakter dhe stabilitet në një repart që synon të mbetet mes më të mirëve në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco