Plotësohet dëshira e Vuçiçit/ UEFA zyrtarizon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Serbi – Shqipëri

Plotësohet dëshira e Vuçiçit/ UEFA zyrtarizon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Serbi – Shqipëri

18:37, 15/09/2025

UEFA ka zyrtarizuar se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Leskovac, në ‘Gradski stadion Dubočica’, një impiant me kapacitet të kufizuar që është përdorur shpesh nga serbët për ndeshjet ndërkombëtare të niveleve të ndryshme.

Megjithatë, ende mbetet për t’u parë nëse organi europian i futbollit do të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, pas sjelljeve të turpshme të tifozëve të saj në ndeshjen e fundit, ku skuadra u shkatërrua 0-5 nga Anglia. Incidentet në tribuna janë nën shqyrtim dhe nuk përjashtohet mundësia e një gjobe apo pezullimi të pjesshëm të stadiumit.

Situata në Grupin K

Kjo përballje është vendimtare për fatet e Grupit K, ku Shqipëria dhe Serbia po luftojnë kokë më kokë për vendin e dytë, që siguron kualifikimin. Kuqezinjtë pas 5 ndeshjesh kanë 8 pikë, ndërsa Serbia numëron 7 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dueli i Leskovacit pritet të ketë peshë të madhe jo vetëm sportive, por edhe në aspektin emocional e të sigurisë, duke qenë se përballjet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë të tensionuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco