Ndeshja mes Atlético Mineiros dhe Santosit (2-2), e vlefshme për javën e 23-të të Brasileirão-s, ishte e mbushur me ngjarje, por fatkeqësisht u shënua edhe nga një denoncim pas përfundimit të saj. Éverson, portieri i skuadrës së Mineiros, deklaroi se vajza e tij 13-vjeçare ishte viktimë e ngacmimeve seksuale nga disa tifozë të vetë ekipit.
Nëpërmjet “stories” në Instagram, Éverson shkroi:
“Sot, pas përfundimit të ndeshjes, në vendin ku familjet parkojnë automjetet, disa persona po bënin akuza të lidhura me rezultatin e ndeshjes. Megjithatë, disa qytetarë, që thonë se janë tifozë të skuadrës për të cilën unë jap gjithçka çdo ditë, e ngacmuan vajzën time. Nuk ishin fyerje të drejtuara ndaj meje apo punës sime, por ngacmim personal dhe, pse të mos e themi, seksual, ndaj një vajze 13-vjeçare.”
Bashkëshortja e lojtarit, Rafaela Vieira, përmes Instagram-it dha më shumë detaje, duke thënë se tifozët në fjalë “ndodheshin pas një porte ku mbahen makinat”. “Makinën time e kisha pranë ataj porte, e cila është e mbyllur, por mund të shihet përmes saj. Kur u kthyem te makina, ata burra nisën të flisnin për të. Trupi dhe pamja e saj ishin tema kryesore.”
Lojtari, titullar i Atlético Mineiros që prej vitit 2020, theksoi se çështja nuk do të mbyllet me kaq:
“Këtu mbetet indinjata ime dhe të jeni të sigurt se do të ndjekim rrugët ligjore që ky akt të mos mbetet pa u ndëshkuar!”
Hulk shpreh mbështetje për shokun e skuadrës
Që prej vitit 2021, ish-sulmuesi i Porto-s, Hulk, është shok skuadre me Éverson dhe u solidarizua me të.
“Kj lloj situate është e papranueshëm, nuk mund të ndodhë! Le të merren masat e duhura dhe të mos përsëritet më me askënd!”, shkroi ai në Instagram.
Edhe vetë Atlético Mineiro publikoi një komunikatë ku “shpreh mbështetje për portierin Éverson, vajza 13-vjeçare e të cilit ishte viktimë e ngacmimit”.
“Klubi do të bashkëpunojë me autoritetet e sigurisë për identifikimin e autorëve dhe përgjegjësinë e tyre penale, si dhe do të ndërmarrë masat administrative përkatëse”, përfundoi klubi, i cili aktualisht është i përfshirë në betejën për mbijetesë në Brasileirão, me 25 pikë, tri më shumë se Vitória, skuadra e parë poshtë vijës së rënies.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: