Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive ndërkombëtare

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive ndërkombëtare

16:45, 15/09/2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka kërkuar që Izraeli të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet sportive ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me atë të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Duke folur në një mbledhje të Grupit Socialist në Kongres, Sanchez tha:

“Për sa kohë që vazhdon kjo barbarí, Izraeli nuk mund të përdorë asnjë platformë ndërkombëtare për të fshehur praninë e tij. Mendoj se organizatat sportive duhet të vlerësojnë nëse është etike që Izraeli të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Pse Rusia u përjashtua pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraeli jo pas pushtimit të Gazës?”

Ai shtoi se pozicioni i qeverisë së tij është i qartë:

“Derisa kjo barbarí të marrë fund, as Rusia e as Izraeli nuk duhet të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.”

Sanchez u ndal edhe te protestat propalestineze që bllokuan etapën e fundit të Vuelta a España, duke shprehur dy mesazhe të veçanta:

“E refuzojmë dhunën në çdo formë. Kemi respekt dhe admirim të madh për sportistët tanë, për çiklistët e Vueltas, prandaj siguria e tyre ishte prioritet. Por kemi gjithashtu respekt dhe admirim për shoqërinë spanjolle që mobilizohet kundër padrejtësive dhe mbron paqësisht idetë e saj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco