Transferimi i Kingsley Coman te Al-Nassr në Arabinë Saudite ka ndezur diskutime të shumta në botën e futbollit. Mes kritikëve është edhe kampioni i botës me Francën në vitin 1998, Bixente Lizarazu, i cili e cilësoi këtë hap si një zgjedhje të gabuar në kulmin e karrierës së lojtarit.
“Për mua është një lloj pensioni sportiv,” – u shpreh Lizarazu. – “Është e vërtetë që Kanté shkoi atje dhe më pas u rikthye në kombëtare, por rasti i Coman është ndryshe. Ai është ende i ri dhe mund të kishte zgjedhur një kampionat më të madh, si Premier League, për të vazhduar të sfidohej në nivelet më të larta.”
Sipas ish-mbrojtësit, vendimi i Coman për të luajtur në një kampionat më pak konkurrues rrezikon të ndikojë negativisht në ritmin dhe rolin e tij në futbollin elitar europian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: