Federata Italiane e Futbollit sqaron pse nuk e bojkotoi sfidën me Izraelin

Federata Italiane e Futbollit sqaron pse nuk e bojkotoi sfidën me Izraelin

15:51, 15/09/2025

Presidenti i FIGC, Gabriel Gravina, sqaron se refuzimi për të luajtur me Izraelin do t’i kushtonte Italisë kualifikimin në Botëror.

Kreu i futbollit italian ka komentuar kërkesat e disa tifozëve për të bojkotuar ndeshjen ndaj Izraelit, në kualifikimet për Botërorin.

Ai theksoi se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda për Italinë.

“Nëse nuk do të kishim luajtur kundër Izraelit, do të përjashtoheshim nga Botërori. Për më tepër, kjo do t’ia lehtësonte rrugën Izraelit,” u shpreh Gravina për Radio “Anchio Sport”.

Gravina shtoi se pavarësisht vendimit për të luajtur, ndjeshmëria ndaj tragjedisë humane është e madhe.

“Jemi të gjithë qenie njerëzore. Jemi shumë pranë njerëzve që po vuajnë në Palestinë, veçanërisht fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm”, tha ai.

FIGC mbetet e angazhuar të ndjekë rregullat ndërkombëtare sportive, por gjithashtu nuk e injoron realitetin humanitar që po ndodh jashtë fushës së lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco