Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Neuer drejt rikthimit, ja pse Gjermania ka ende nevojë për të

Neuer drejt rikthimit, ja pse Gjermania ka ende nevojë për të

14:09, 12/09/2025

Gjermania po kalon një periudhë të vështirë, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Në këtë krizë rezultatesh dhe pasigurish, gjithnjë e më shumë tifozë e analistë po kërkojnë rikthimin e Manuel Neuer, portierit legjendar që po i afrohet të 40-ave.

Kapiteni i Bayern Munich u tërhoq nga kombëtarja pas Europianit 2024, moment kur trajneri Julian Nagelsmann ia besoi portën Marc-André ter Stegen. Ky i fundit, pas një dekade si zëvendës luksi, më në fund mori statusin e titullarit, por dëmtimet e njëpasnjëshme e lanë jashtë dhe dobësuan rëndë pozitat e tij. Aktualisht, te Barcelona ka rrëshqitur deri në rolin e portierit të tretë.

Në Gjermani, debati është ndezur. Një sondazh i gazetës Bild, me mbi 75 mijë votues, tregoi qartë dëshirën e publikut: 49% kërkojnë rikthimin e Neuer, ndërsa vetëm 20% mbështesin Ter Stegen. Edhe agjenti i ‘gardianit’ bavarez, Thomas Kroth, ka konfirmuar se klienti i tij është i hapur për t’u rikthyer nën fanellën e “Die Mannschaft”.

Mbështetja nuk vjen vetëm nga tifozët. Legjenda të futbollit gjerman si Lothar Matthäus dhe Bastian Schweinsteiger e shohin të domosdoshëm rikthimin e Neuer për stabilitetin e skuadrës. Vetë portieri pritet të marrë një vendim në javët e ardhshme, por gjithnjë e më shumë duket se rikthimi i tij mund të jetë karta e fundit e Gjermanisë për të shpëtuar fushatën e kualifikueseve drejt Botërorit 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco