Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Torino, karizma e luftëtarit Ismajli: Gjithmonë jam ndier kapiten, edhe pa shiritin

Torino, karizma e luftëtarit Ismajli: Gjithmonë jam ndier kapiten, edhe pa shiritin

13:42, 12/09/2025

Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri i Torinos, ka folur për mikrofonat e Torino Channel lidhur me transferimin e tij te klubi “granata” dhe jo vetëm.

Cilat janë përshtypjet e para?

Erdha disa javë më parë, jam shumë i lumtur, edhe gruas time i pëlqen shumë ky vend. Kemi vizituar tashmë qytetin, kemi gjetur disa gjëra që na pëlqejnë dhe dalëngadalë do t’i shohim të gjitha.

Çfarë familjeje është ajo e Ismajlve?

Ne jemi të gjithë shqiptarë: unë nga Kosova. Jemi tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Babai im merret me politikë, vëllai im ka luajtur futboll dhe tani është karabinier, ndërsa motra është informaticiene. Që fëmijë kam ëndërruar të luaj futboll dhe nuk jam dorëzuar kurrë. Nëna ime qëndron në shtëpi. Emir Sahiti është një vëlla i fituar, e njoh prej shumë vitesh dhe kemi luajtur bashkë: tani ai luan në Bundesligë (te Hamburgu).”

A ndiheni si lider?

Gjithmonë jam ndier kapiten, edhe pa shiritin. Një vit më parë kam qenë kapiten me Shqipërinë, ishte një moment historik edhe për familjen time. I falënderoj të gjithë për atë shirit, unë jap gjithmonë gjithçka në fushë: gjërat nuk të dhurohen, por fitohen me meritë. Unë jam nga ata që ndihmojnë të rinjtë në dhomat e zhveshjes dhe ata më duan. Si fëmijë kam kaluar shumë vështirësi, prandaj tani dua të ndihmoj djemtë e rinj.

Cila është historia juaj?

Kam dalë nga Kosova dhe jam vendosur në Split, aty kam njohur edhe gruan time. Jemi bashkë prej gjashtë vitesh. Ajo është ende sot presidente e një ekipi futbolli për femra, shpresojmë të qëndrojmë gjithë jetën së bashku.

Çfarë mendimi keni për Serie A?

Ishte ëndrra ime. Në Kosovë shikoja vetëm kampionatin italian: i kërkova menjëherë babait televizorin për të parë ndeshjet. Jam i lumtur që jam këtu prej pesë vitesh dhe tani nis një tjetër sezon. Shpresoj të luaj shumë ndeshje.

Preferoni mbrojtje me tre apo me katër?

Jam mirë si me katër ashtu edhe me tre. Para disa vitesh luaja me tre, tani me Baronin jemi me katër: për mua nuk është e vështirë.”

Si shkoi tratativa?

Torino u parapriu të gjithëve: jam këtu sepse sapo më telefonuan, e mora menjëherë mundësinë. E dimë të gjithë çfarë është Torino, historinë e saj dhe tifozët. Puna ime është e thjeshtë: duhet të jap maksimumin.

Cila është motoja juaj?

Luftëtari nuk dorëzohet kurrë. Edhe kur nuk jam 100%, unë hyj në fushë: këtë e kam bërë shpesh edhe tek Empoli. Këtë shpirt luftarak do ta sjell edhe te Torino. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco