Rrëfimi i mjekut të Milanit: Si i shpëtuam jetën Cassanos në një parkim

Rrëfimi i mjekut të Milanit: Si i shpëtuam jetën Cassanos në një parkim

09:35, 11/09/2025

Rodolfo Tavana, mjeku historik i Milanit, ka rrëfyer disa prej momenteve më të paharrueshme të karrierës së tij, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’. Tavana, i njohur për dekada si “doktori i Berlusconit”, ka fituar Champions League dhe disa tituj kampionësh me kuqezinjtë, por mbi të gjitha ka qenë dëshmitar e protagonist i historive të mëdha të klubit.

Një prej episodeve më të hidhura lidhet me Marco van Basten. “U dola kundër për operacionin e parë që i bënë. Kirurgu donte të pastronte kërcin, por i thashë Marcos të mos e hiqte mbrojtjen më të vogël që kishte mbetur. Ishte e kotë… e kam ende peng, sepse mund të kishte luajtur edhe dy ose tri vite të tjera futboll fantastik”, kujton Tavana.

Por ngjarja më tronditëse ishte ajo me Antonio Cassanon. Pas një udhëtimi në Romë, skuadra u ul në Malpensa. “Thiago Silva erdhi e më tha: ‘Doktor, Cassano nuk ndihet mirë, është i hutuar’. E gjetëm në parkim, donte të shkonte vetë me makinë. I bëmë disa teste neurologjike dhe kuptuam se diçka nuk shkonte. Mund të ishte ishemi. Duhej të vepronim shpejt”, rrëfen Tavana.

Falë vendimit të tij dhe kolegut Mazzoni, qëndruan pranë lojtarit dhe shmangën pasojat fatale. Testet treguan një problem neurologjik me origjinë kardiake. Cassano u operua dhe u rikthye të luante. “Më falënderoi pa fund: ‘Në parkim, autoriteti yt më detyroi të të dëgjoja’”, tregoi mjeku.

Një episod që shënoi një kthesë për Cassanon dhe mbetet si një nga rastet më të veçanta në kujtimet e Tavana-s, mjek që i dha Milanit jo vetëm shërbime profesionale, por edhe momente vendimtare për jetën e njerëzve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco