Mastantuono, 18-vjeçari që theu rekordin e Maradonës me Argjentinën

Mastantuono, 18-vjeçari që theu rekordin e Maradonës me Argjentinën

08:39, 11/09/2025

Franco Mastantuono ka lënë gjurmën e tij te kombëtarja e Argjentinës, edhe pse ndeshja ndaj Ekuadorit përfundoi me humbje 1-0 në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Talenti i Real Madridit, vetëm 18 vjeç e 23 ditë, hyri në histori si lojtari më i ri i bardhekaltër që mban mbi supe fanellën legjendare me numrin 10, duke thyer rekordin e Diego Maradonës të vendosur që prej vitit 1979, kur “El Pibe de Oro” e veshi atë në moshën 18 vjeç e 9 muaj.

Vendimi për t’ia besuar Mastantuonos numrin 10 erdhi në mungesë të Lionel Messit, i lënë   pushim nga Scaloni, dhe të Thiago Almadas, të dëmtuar. “Në fillim nr. 10 ishte menduar për Almada-n, por nuk donim të rrezikonim. Prandaj ia dhamë Francos”, – sqaroi trajneri i Argjentinës.

I aktivizuar në minutën e 62-të, mesfushori i ri nuk arriti të bënte diferencën, por gjithsesi tregoi karakter. “Ka guxim, kërkon gjithmonë topin dhe nuk heziton të provojë”, – u shpreh Scaloni pas ndeshjes. Për Mastantuonon, ky debutim me një fanellë kaq të veçantë përfaqëson një kapitull të ri dhe premtues në rrugëtimin e tij me kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco