UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani luan ndeshjen debutuese me skuadrën serbe

UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani luan ndeshjen debutuese me skuadrën serbe

17:58, 10/09/2025

Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Women’s Europa Cup ndaj Spartak Subotica.

Në stadiumin “Niko Dovana”, ekipi serb fitoi me rezultatin 0-5.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hyska (GK), Coka, Dedgjonaj (C), G. Berisha, Rushaj, Mema, Baftia, Bushati, Gashi, L. Gashi, Musaj.

Spartak Subotica zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me golin e Smith.

Smith shënoi edhe golin e dytë në minutën e 28-të, ndërsa Vranic realizoi golin e tretë në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë, Smith dhe Kim shënuan dy gola të tjerë, dhe sfida u mbyll me rezultatin 0-5 për Spartak Subotica.

Ndeshja e kthimit, Spartak Subotica – Partizani, do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco