Ambasadorja e Fiat 500 për Shqipërinë dhe Ballkanin, Enkeleida Zeko ngre flamurin shqiptar në Monte Carlo

Ambasadorja e Fiat 500 për Shqipërinë dhe Ballkanin, Enkeleida Zeko ngre flamurin shqiptar në Monte Carlo

16:50, 10/09/2025

Mitingu i 5-të Ndërkombëtar i Fiat 500-ve Historike ku është partner edhe Programi ‘Fair Play” nga Enkeleida Zeko u organizua në Monte Carlo, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqimin këtij vendi të magjishëm.

Eventi festoi pasionin për Fiat 500 historik, duke tërhequr më shumë se 90 makina, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Monako, Franca, Italia, Holanda, Belgjika dhe një delegacion nga Club 500 Italia i Milanos Lindore.

Ky event përkoi me përvjetorin historik të S.A.S Princit Alberto II, i cili festoi vitin e tij të 20-të të ardhjes në fron përkrah popullit monegask.

Midis makinave të rralla të ekspozuara, spikat një Boano nga koleksioni privat i Princit Albert II, me vlerë mbi një milion euro.

Eventi tërhoqi më shumë se 8,000 vizitorë, duke krijuar një atmosferë magjike ku flamuri shqiptar u valëvit në krye të delegacionit nga Ambasadorja e Fiat 500 për Shqipërinë dhe Ballkanin, Enkeleida Zeko, e cila në fjalën e saj e vuri theksin te bashkëpunimi disa vjeçar me Club Fiat 500 dhe jehonën që ky event tashmë ka marrë në të gjitha trevat shqipfolëse.

Parada e së dielës përgjatë rrugës së Çmimit të Madh të Formula 1 të Monakos, përfshiu një ndalesë në Pallatin Princëror dhe u transmetua drejtpërdrejt në një ekran gjigant.

Në Mitingun e Fiat 500 morën pjesë personalitete të shumta si Christophe ROBINO, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Monakos i cili dorëzoi Cmimin “Makina e votuar më shumë nga publiku për Sebastian POLI.

Nathalie PELESON mori çmimin si Anëtare Nderi e Klubit 2025 për punën e saj të jashtëzakonshme krah Presidentit të Clubit Massimo Peleson.

Ndërkohë që u ndanë edhe shumë çmime të tjera si “Makina më e vjetër”, “Pronari më i ri” dhe “Fituesi i Kuizit”.

Të gjithë të pranishmit e mbyllën mbrëmjen me një koncert të jashtëzakonshëm për nder të këngëtarit të madh Zucchero.

Fiat 500 Club Monte Carlo është një klub me një markë të vetme dhe një model të vetëm i dedikuar ekskluzivisht Fiat 500 historikë të prodhuar nga viti 1936 deri në vitin 1975.

Clubi ka afërsisht 95 anëtarë të regjistruar dhe është klubi i tretë më i madh i automobilave në Monako.

I themeluar në vitin 2017, ai organizon ngjarje vjetore si Takimi Ndërkombëtar i Monakos, një paradë Krishtlindjesh, si dhe merr pjesë në tubime në Itali dhe Francë.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco