Italia, gati për sfidën vendimtare ndaj Izraelit, formacioni i Gattuso-s me ndryshime

Italia, gati për sfidën vendimtare ndaj Izraelit, formacioni i Gattuso-s me ndryshime

11:13, 08/09/2025

Pas fitores 5-0 kundër Estonisë në debutimin e tij si trajner i Italisë, Rino Gattuso përgatitet për provimin e parë të madh në stolin e “Azzurrëve”. Në Debrecen, Italia do të përballet sonte me Izraelin, rival direkt për vendin e dytë në grupin I të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Vetëm fitorja i mban italianët në garë për një vend në play-off dhe i lejon të kapin kundërshtarin në renditje.

Gattuso pritet të bëjë dy ndryshime në krahasim me përballjen ndaj Estonisë. Mancini do të rikthehet në mbrojtje dhe Locatelli do të marrë vendin në mesfushë, duke lënë jashtë Calafiori-n dhe Zaccagni-n. Italia do të nisë me një 3-5-2, por me fleksibilitet për t’u shndërruar në 4-3-3 në fazën sulmuese, falë lëvizshmërisë së Politanos, që do të ngjitet pranë dyshes së sulmit.

Në repartin ofensiv, Gattuso i beson sërish kombinimit Kean–Retegui, të cilët treguan harmoni kundër Estonisë. Objektivi nuk është vetëm fitorja, por edhe përmirësimi i golaverazhit, që mund të rezultojë vendimtar në garën e ngushtë me Norvegjinë dhe Izraelin.

Formacioni i mundshëm i Italisë (3-5-2):

Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni; Darmian, Barella, Jorginho, Locatelli, Politano; Kean, Retegui.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco