Kolumbia e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Botërorin 2026, duke triumfuar 3-1 ndaj Uzbekistanit të drejtuar nga Fabio Cannavaro në ndeshjen e parë të Grupit K.
“Los Cafeteros” kontrolluan lojën që në minutat e para, por rezistenca e skuadrës aziatike u thye vetëm në minutën e 40-të. Daniel Muñoz finalizoi një aksion të bukur kolektiv dhe dërgoi Kolumbinë në avantazh para pushimit. Në pjesën e dytë Uzbekistani reagoi dhe shkroi historinë e tij në Kupën e Botës.
Në minutën e 60-të, Abbosbek Fayzullaev realizoi golin e parë të kombëtares së tij në një Botëror, duke barazuar shifrat në 1-1. Megjithatë, gëzimi i skuadrës së Cannavaros zgjati shumë pak.
Vetëm katër minuta më vonë, Luis Díaz, riktheu avantazhin e kolumbianëve me një aksion individual të shkëlqyer për 2-1. Uzbekistani provoi të kërkonte sërish barazimin, por në minutën e 98-të Jaminton Campaz vulosi fitoren 3-1 të Kolumbisë, e cila merr e vetme kreun e Grupit K pas javës së parë.
© SYRI.net