Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Formacionet zyrtare të Portugali-RD Kongo, Ronaldo nis misionin për t’iu përgjigjur Messit

Formacionet zyrtare të Portugali-RD Kongo, Ronaldo nis misionin për t’iu përgjigjur Messit

17:52, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas spektaklit të Lionel Messit me Argjentinën, radha i vjen Cristiano Ronaldos që të zbresë në fushë në Kupën e Botës 2026.

Portugalia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të Grupit K, me të gjithë sytë të drejtuar te legjenda portugeze.

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo mbetet lideri i padiskutueshëm i kombëtares lusitane dhe pritet të udhëheqë repartin ofensiv së bashku me Pedro Neton dhe Bernardo Silvën.

Sulmuesi i Al Nassr synon të nisë turneun me gol, veçanërisht pas paraqitjes historike të rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Messi.

Trajneri i Portugalisë ka zgjedhur një formacion ofensiv 4-3-3, ku Bruno Fernandes, Vitinha dhe Joao Neves do të kenë detyrën të furnizojnë sulmin me raste.

Në anën tjetër, RD Kongo zbret në fushë pa presion, por me ambicien për të surprizuar një nga favoritët e turneut. Sulmuesit Yoane Wissa dhe Cedric Bakambu do të jenë armët kryesore të afrikanëve në kërkim të një rezultati pozitiv.

Sipas renditjes së FIFA-s, Portugalia hyn në këtë sfidë si favorite absolute, duke u renditur në vendin e pestë në botë, ndërsa RD Kongo pozicionohet në vendin e 46-të.

Megjithatë, ndeshjet e Kupës së Botës kanë treguar shpesh se diferencat në letër nuk garantojnë suksesin në fushë. Portugalia kërkon tre pikët për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën botërore, ndërsa Ronaldo synon të japë përgjigjen e tij pas mbrëmjes magjike të Messit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco