Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Botërorin 2026, ku përballë do të ketë Suedinë.
Pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Zvicrës në Bazel, “Dardanët” synojnë të rikthehen me një paraqitje më të fortë, duke u mbështetur edhe te atmosfera elektrizuese që pritet të krijojnë tifozët vendas.
Megjithatë, përzgjedhësi Franco Foda do të duhet të përballet me tri mungesa të mëdha. Milot Rashica vazhdon të mbetet jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa Edon Zhegrova është lënë i lirë për këto dy sfida pas transferimit të tij tek Juventusi. Lajmi më i rëndë është mungesa e kapitenit Amir Rrahmani, i cili pësoi një dëmtim në përballjen me Zvicrën dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.
Takimi mes Kosovës dhe Suedisë fillon nga ora 20:45, dhe për “Dardanët” kjo është mundësia e dytë për të marrë pikët e para në këtë cikël kualifikues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: