Nedim Bajrami i grumbulluar me Kombëtaren, Rangers nuk e përfshin në listën e Europa League

Nedim Bajrami i grumbulluar me Kombëtaren, Rangers nuk e përfshin në listën e Europa League

14:46, 04/09/2025

Nedim Bajrami zyrtarisht nuk është përfshirë në listën e Rangers për grupet e Ligës së Europës.

Ky është lajmi më i keq që fantazisti i Kombëtares mund të merrte, ndërsa është në grumbullim me kuqezinjtë.

Klubi skocez është treguar disi i paqartë me Bajramin. Pasi nuk e preferoi në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve, ku u turpërua nga Klub Bryzh, vendosi ta kthente në kampionat.

Në barazimin ndaj Sëlltikut madje luajti 14 minuta, teksa sfida u mbyll me barazim pa gola.

Rangers nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Skoci sepse në katër javë numëron vetëm 4 pikë.

Dhe Bajrami është diskutuar për një largim. Me mungesën e hapësirave, pritet të ndodhën në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco