Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

US Open/ Carlos Alcaraz pa mëshirë ndaj Lehecka-s, siguron gjysmëfinalen

US Open/ Carlos Alcaraz pa mëshirë ndaj Lehecka-s, siguron gjysmëfinalen

22:20, 02/09/2025

Carlos Alcaraz po konfirmon edhe një herë se është një nga pretendentët kryesorë për titullin në US Open. Tenisti spanjoll kaloi pa vështirësi çekun Jiri Lehecka në çerekfinale, duke fituar pastër në tri sete me rezultatin 6-4, 6-2, 6-4, në vetëm 1 orë e 56 minuta lojë.

Ndeshja nisi menjëherë në ritmin e Alcaraz, i cili realizoi një break të hershëm dhe mori kontrollin e setit të parë. Lehecka u përpoq të reagonte duke ngushtuar diferencën, por spanjolli mbajti qetësinë dhe mbylli setin 6-4.

Seti i dytë ishte edhe më i njëanshëm. Alcaraz dominoi me shpejtësi, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit dhe duke e fituar me lehtësi 6-2. Në setin e tretë, Lehecka tregoi më shumë rezistencë, duke mbajtur baraspeshën deri në 4-4, por klasi i ish-numrit një të botës u shfaq përsëri: Alcaraz theu shërbimin e rivalit dhe vulosi fitoren 6-4.

Me këtë triumf, Alcaraz kualifikohet në gjysmëfinalen e Flushing Meadows pa humbur ende asnjë set në këtë edicion të turneut. Rivali i tij do të vendoset nga dueli mes Novak Djokovic dhe Taylor Fritz, një përballje që pritet me interes të madh.

Tabloja e femrave

Në kategorinë e femrave, Jessica Pegula është e para që siguron gjysmëfinalen. Tenistja amerikane, e cila po zhvillon një sezon mbresëlënës, fitoi ndaj Barbora Krejcikova-s me rezultatin 6-3, 6-3, duke e mbyllur sfidën për vetëm 1 orë e 26 minuta. Pegula, 31 vjeçe, kërkon të realizojë ëndrrën e saj për të fituar Grand Slam-in e parë në karrierë, pas finales së humbur një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco