Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Ochoa do të firmoste kontratën, por shkoi për kafe… dhe nuk u kthye më

Ochoa do të firmoste kontratën, por shkoi për kafe… dhe nuk u kthye më

21:56, 02/09/2025

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në merkaton e kësaj vere në Spanjë. Portieri me përvojë, Guillermo Ochoa, ishte shumë pranë nënshkrimit me Burgos-in në kategorinë e dytë spanjolle, por gjithçka mori një kthesë krejtësisht të papritur.

40-vjeçari meksikan, që ëndërron të marrë pjesë në Botërorin e gjashtë të karrierës së tij në vitin 2026, udhëtoi deri në Burgos për të mbyllur detajet e fundit të kontratës. Sipas medieve spanjolle, gjithçka ishte gati për firmë, por Ochoa kërkoi një ndryshim të vogël në dokument dhe më pas doli për të pirë një kafe… nga ku nuk u kthye më kurrë. Ai gjithashtu nuk iu përgjigj më telefonatave të klubit.

Me merkaton që po mbyllej me shpejtësi, drejtuesit e Burgos-it u detyruan të reagonin menjëherë dhe firmosën me Jesús Ruiz, portier 28-vjeçar i lirë pas eksperiencës te Racing de Ferrol, i cili nënshkroi për një sezon.

Interesante është se kjo “zhdukje” e Ochoa-s u prit madje me një lloj lehtësimi nga një pjesë e tifozëve, të cilët dyshonin mbi dobinë e afrimit të një portieri kaq veteran dhe me pak gjasa për të konkurruar për vendin titullar ndaj Ander Cantero-s.

Në këtë mënyrë, episodi i pazakontë përfundoi me Ochoa-n që largohet nga Burgos pa lënë shpjegime, duke mbetur lojtar i lirë në treg dhe duke dhuruar një nga historitë më të pazakonta dhe të pabesueshme të këtij sesioni transferimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco