Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Lëvizje e paprecedentë nga Getafe, regjistron gjashtë afrime në minutat e fundit

Lëvizje e paprecedentë nga Getafe, regjistron gjashtë afrime në minutat e fundit

19:49, 02/09/2025

Getafe ka ofruar një skenar të pazakontë në fundin e merkatos verore, duke regjistruar gjashtë lojtarë të rinj vetëm pak minuta para mbylljes së afatit kalimtar. Një lëvizje e tillë, nëse nuk është e paprecedentë, të paktën është mjaft e rrallë në futbollin spanjoll.

Skuadra e José Bordalás, që e nisi sezonin me dy fitore dhe një humbje në tri javët e para të La Ligës, do të ketë tani në dispozicion përforcime të rëndësishme në çdo repart.

Të ardhurit e fundit te Getafe janë:

  • Abdel Abqar, qendërmbrojtës nga Alavés
  • Kiko Femenía, mbrojtës i djathtë nga Villarreal
  • Yvan Neyou, mesfushor nga Leganés
  • Javi Muñoz, mesfushor nga Las Palmas
  • Juanmi, sulmues anësor nga Betis
  • Álex Sancris, sulmues anësor nga Burgos

Me këto afrime të vonshme, drejtuesit e klubit synojnë t’i japin Bordalás-it më shumë alternativa dhe konkurrencë, duke e bërë ekipin më të balancuar për sfidat që e presin gjatë sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco