Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Juventusi publikon listën për Champions League, nuk mund të mungonte sulmuesi ‘dardan’

Juventusi publikon listën për Champions League, nuk mund të mungonte sulmuesi ‘dardan’

18:32, 02/09/2025

Juventus ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për edicionin e ri të Champions League, duke sjellë disa surpriza të rëndësishme. Më e madhe ndër to është mungesa e Arkadiusz Milik, emër që vazhdon të përflitet si i larguar i mundshëm nga “Zonja e Vjetër”.

Në listën e publikuar nga trajneri Igor Tudor, bien në sy përfshirjet e Loïs Openda dhe Edon Zhegrova, të cilët do të kenë mundësinë të debutojnë në garën më prestigjioze evropiane me fanellën bardhezi. Përveç tyre, janë konfirmuar edhe emra si Dusan Vlahovic dhe Jonathan David, duke i dhënë një pamje shumë të fuqishme repartit ofensiv të Juventus-it.

Sa i përket mesfushës, nuk mungojnë Locatelli, Koopmeiners, Kostic, Miretti dhe McKennie, ndërsa mbrojtja do të udhëhiqet nga Bremer, i shoqëruar nga Gatti, Rugani, Kalulu dhe afrimi i ri Lloyd Kelly. Në portë, zgjedhjet janë Perin, Di Gregorio dhe veterani Pinsoglio.

Juventus i ka ndarë lojtarët sipas rregullores mes Listës A dhe Listës B, ku e dyta përfshin pa kufizim lojtarë nën 21 vjeç. Në këtë kategori janë futur Kenan Yildiz, Rouhi, Gil Pouche, Scaglia, Fuscaldo dhe Martinez.

Për drejtuesit dhe stafin, ky është një grup i balancuar mes përvojës dhe energjisë së re, që synon të rikthejë Juventusin aty ku e ka vendin, mes më të mirëve të Evropës.

Lista e Tudorit:

Portierë: Perin, Di Gregorio, Pinsoglio.

Mbrojtës: Bremer, Gatti, Kelly, Kalulu, Rugani, Cambiaso, Joao Mario, Cabal.

Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Adzic, Kostic, Thuram, Miretti, McKennie.

Sulmues: Vlahovic, Openda, David, Conceicao, Zhegrova.

LISTA B

Yildiz, Rouhi, Gil Pouche, Scaglia, Fuscaldo, Martinez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco